Fjala: Serbia me ndikim të fuqishëm në institucionet e Kosovës

Kosova

Fjala: Serbia me ndikim të fuqishëm në institucionet e Kosovës

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 14:43
Konferenca për media nga Partia Fjala

Partia Fjala ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se po lejon ndikimin e Serbisë në vendimmarrje dhe institucionet e Kosovës, derisa e kanë pyetur kryeministrit Haradinaj nëse takimi me Millan Radojiçiq, ka të bëjë me miratimin e ndërtimit të murit të ri tek ura e Ibrit në Mitrovicë.

Anëtari i kryesisë së kësaj partie, Avni Çakmaku, në një konferencë për media, ka thënë se qeveritë e pas pavarësisë, nuk po arrijnë të pavarësohen në vendimmarrje dhe nuk po kanë forcë, ndoshta as vullnet, të shtrijnë sovranitetin në tërë territorin e Kosovës.

Çakmaku: Ndikimi i fuqishëm i shtetit serb në vendimmarrjen e Kosovës

“Ndikimi i fuqishëm i shtetit serb në vendimmarrjen dhe në institucionet e Kosovës, e dëshmon edhe rasti më i freskët, ku arrestohen 5 serbë nga Policia e Kosovës, të dyshuar për vepra që janë në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe lirimi i tyre pas disa orëve, lirim i cili ndodhi pas kërcënimit të Serbisë se do të ndërpresë dialogun me Kosovën nëse nuk lirohen këta serb”, tha ai, duke shtuar se të arrestuarit po u bëjnë presion serbëve që janë pjesë e FSK-së, që të dalin nga kjo Forcë.

Ai kërkoi edhe një reagim nga Qeveria e Kosovës.

Çakmaku: Po cenohet sovraniteti i Kosovës

“Kjo është një ndërhyrje e drejtpërdrejtë në punët e brendshme të Kosovës dhe cenim i sovranitetit dhe pavarësisë së shtetit tonë. Andaj, ne FJALA, jemi kundër çdo tentimi që bën Serbia dhe presidenti serb Vuçiq ta fus ndikimin e vet në institucionet e Kosovës. Ne kërkojmë një reagim konkret nga Qeveria e Republikës së Kosovës duke e ndaluar çdo tendencë të ndikimit të shtetit serb në Kosovë, kjo arrihet përveç tjerash duke eliminuar varësin e qeveris nga lista serbe dhe duke e shtruar ndikimin tonë më të thellë në çdo institucion”, tha ai.

Ai përmendi edhe takimin e kryeministri Haradinaj me Millan Radojiçiq, i cili "në letër" është nënkryetarë i Listës serbe, por në anën tjetër është i dyshuar për vepra shumë të rënda penale. Sipas tij, në dosjet e EULEX-it, Radojicic, dyshohet për kontrabandë të naftës, drogës dhe mallrave tjera profitabile, por për më keq ai ka kërcënuar dhe rrahur policë të Kosovës.

Sipas tij, shpronësimin e shipitullës, Bektell enka, falja e borqeve të kompanive të ujit, demarkacioni e shumë vendime tjera që kanë elemente për ndjekje penale.

Anëtari i kryesisë në Partisë ‘Fjala’, Nderim Sejdiu, tha se Fjala, nuk mund të pajtohemi dhe asesi të heshtim karshi këtyre gjerave të turpshme që po bëhen nga Qeveria e Kosovës, e cila po lejon që Serbia të jetë ndikuese në punët e brendshme të Kosovës, bile edhe në integritetin territorial të vendit.

Sejdiu: Rreziku i legjitimimit të ndarjes së Mitrovicës

“Veprimet e kryeministrit si dhe takimet e tij me persona kriminal të veriut të Mitrovicës në vetvete bartë rrezikun e legjitimimit të ndarjes edhe faktike edhe juridike të kësaj pjese të Kosovës. Pranimi i kryeministrit që presidenti Thaçi t’i udhëheq bisedimet me Serbinë e mundëson këtë ndarje dhe shtrohet pyetja, takimi me Radojçiqit a ka të bëjë me miratimin e ndërtimit të murit të ri tek ura e Ibrit i cili simbolikisht e prezanton ndarjen”, tha ai.

Në fund ai tha se këto gjera, opozita nuk do të duhej t’i lejonte pa zhurmë, por ja që një opozitë më të madhe në numër dhe më të pa interesuar për punë, nuk ka pas Kosova asnjëherë që nga paslufta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat