Pacolli ngushëllon familjen Agani

Kosova

Pacolli ngushëllon familjen Agani

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 14:52
Sadije Agani

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Agani me rastin e ndarjes nga jeta e zonjës, Sadije Agani, bashkëshortes së Akademikut, vizionarit dhe njërit prej intelektualëve më të shquar të Kosovës, Fehmi Agani.

“Me pikëllim të thellë e pranova lajmin për vdekjen e znj Sadije Agani. Zonja Agani ishte bashkëshortja e të ndjerit Akademik, Fehmi Agani, arkitektit të proceseve demokratike dhe pavarësisë së Kosovës. Shpirti i Saj le të prehet në paqe. Ngushëllimet më të sinqerta Familjes Agani dhe të të afërmeve të tyre”,  ka thënë Pacolli. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat