Prokuroria trajnon punëtoret për përdorim të SMIL-it

Kosova

Prokuroria trajnon punëtoret për përdorim të SMIL-it

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 17:16
Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Prokurori i Shtetit k

Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Prokurori i Shtetit ka organizuar një punëtori dyditore për zbatimin e Sistemit për Menaxhimin Informativ të Lëndëve (SMIL) në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, në të cilën janë të pranishëm edhe anëtarët e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Kryeprokurori dhe prokurorët e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, prokurorët ekspertë të Projektit “SMIL” dhe menaxhmenti i Sekretariatit të KPK-së.

Gjithashtu në këtë trajnim po marrin pjesë edhe bashkëpunëtorët profesionalë, zyrtarët ligjorë dhe referentët e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, me qëllim të përgatitjes së tyre si trajnerë, të cilët janë të obliguar që ta trajnojnë stafit administrativ dhe prokurorët e Departamentit të Përgjithshëm dhe Departamentit të Krimeve të Rënda të kësaj prokurorie, i cili planifikohet të fillojë në muajin gusht 2018.

Krerët e pranishëm të sistemit prokurorial, kanë vlerësuar se kjo punëtori ka efekt të madh kur dihet se një ndër shtyllat e reformave të sistemit prokurorial është edhe digjitalizimi i punës së prokurorive, më të cilin do të rritet efikasiteti i punës dhe do të mundësohet një menaxhim më i mirë i resurseve të përgjithshme, ngaqë puna manuale do ta zëvendësohet me punën përmes sistemit elektronik.

Projekti SMIL mbështetet nga Ambasada e Norvegjisë në Prishtinë për përgatitjen digjitalizimit të procesit të punëve në sistemin e drejtësisë vendore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat