Në Pejë e Ferizaj, qytetarët i shqetëson muzika e klubeve pas mesnate

Kosova

Në Pejë e Ferizaj, qytetarët i shqetëson muzika e klubeve pas mesnate

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 18:06
Foto ilustrim

Përveç ndotjeve mjedisore nga gazrat, pluhurat e kanalizimet, qytetarët në qytete të ndryshme të Kosovës po përballen edhe me ndotje akustike.

Një nga problemet më shqetësuese që po përjetojnë banorët e këtyre qyteteve, janë zhurmat që po shkaktojnë klubet e natës.

Jo vetëm për banorët që i kanë në ndërtesa, por edhe në distanca më të largëta, muzika e diskotekave dhe klubeve të natës po shkakton shqetësim e stres për qytetarët.

Për “Zyrën e Ankesave” në RTV Dukagjini, qytetarë nga Peja dhe Ferizaj kanë dërguar video se si muzika zhurmon në orët e vona pas mesnate.

Sipas disa matjeve private, vlerësohet se niveli akustik në Kosovë është 20 për qind më i lartë se sa i lejuari

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat