Bella e Deçanit synon të bëhet fshat turistik

Kosova

Bella e Deçanit synon të bëhet fshat turistik

Më: 20 korrik 2018 Në ora: 13:32
Bella e Deçanit

Fshati Bellee komunës së Deçanit në vitin e ardhshëm synon që të bëhet pikë turistike për qytetarët e Kosovës.

Kjo pasi që sot kanë filluar punimet për ndërtimin e rrugës së këtij fshati me një të kaluar të ndritshme historike.

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj tha se ky investim është i një rëndësie të veçantë sepse rritë zhvillimin turistik të kësaj zone dhe mundëson kthimin e banorëve në ketë vendbanim të djegur gjatë tri luftërave.

Ramosaj: Po flasim për fshatin që ka një të kaluar të ndritshme historike

“Po flasim për një lokalitet i cili e ka destinimin si lokalitet historik që brenda këtij vendbanimi ka trashëgimi kulturore arkeologjike por që ka të bëjë edhe me trashëgiminë natyrore. Po flasim për fshatin Bella i cili e ka një të kaluar të shndritshme historike kombëtare por që është i pabanuar për shkak të mungesës së infrastrukturës”, tha Ramosaj.

Sipas tij i ka ardhur koha që ky fshat të bëhet me infrastrukturë dhe t’u bëhet e mundshme banorëve të këtij fshati që të kthehen dhe të investojnë në vendlindjen e tyre.

Ramosaj: Qëllimi është ngjizja e turizmit

“I k ardhë koha edhe këtij fshati që të ketë infrastrukturë qoftë me rrugë qoftë me ndriçim  e   që banroëve të këtij fshati t’ua bëjë  të mundshme që të kthehen në këtë vendbanim e njëkohësisht për neve e ka rëndësinë në aspektin turistik sepse në konceptin zhvillimor të komunës së Deçanit duke falënderuar edhe Ministrinë  Zhvillimit Rajonal...qëllimi është që të jetë destiancioni i parë, ngjizja e parë e turizmit në komunën e Deçanit ku banorët e këtij fshati kanë premtuar se brenda këtij viti do të fillojë ndërtimi i bujtinave që të jetë në funksion të zhvillimit të turizmit në këtë pjesë”, tha Ramosaj.

Për ndërtimin e infrastrukturës në këtë fshat ka dhënë ndihmë Ministria e Zhvillimit Rajonal me ç’rast zëvendësministrja Magbule Shkodra tha se kanë zgjedhur komunën e Deçanit e cila ka një zhvillim më të ultë ekonomik.

Shkodra: Kjo është bërë me qëllim që Deçanit t’i hapen rrugët e turizmit

“Dua të them se Ministria jonë këtë e ka bërë më qëllim që komunës së Deçanit t’i hapen rrugët për zhvillimin e turizmit për bjeshkët e bukura që janë këtu,. Në mënyrë që të gjithë qytetarët e Kosovës  të mund ti shijojnë ato. Dua të rikonfirmoj se Ministria jonë do të vazhdojë të përcjelle projektet që po I financojmë  e po ashtu të kontribuojmë edhe vitin e ardhshëm në mënyrë që të gjithë të mund të jemi prapa komunës së Deçanit të zhvillohet turizmi, të zhvillohet ekonomia”, tha Shkodra.

Ajo tha se Ministria e Zhvillimit Rajonal ka investuar me 100 mijë euro me participim të komunës së Deçanit.

 Punimet në fshatin Belle janë paraparë që të kryhen në vitin e ardhshëm dhe i gjithë investimi do të kushtojë gjysmë milion euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat