Me këngë e valle popullore, u hap panairi veror në Deçan

Kosova

Me këngë e valle popullore, u hap panairi veror në Deçan

Më: 20 korrik 2018 Në ora: 17:43
Me këngë e valle popullore, u hap panairi veror në Deçan

Komuna e Deçanit ka hapur sot panairi veror, që i paraprinë “Ditët e Diasporës”. Në këtë ngjarje morën pjesë edhe kryetari i komunës Bashkim Ramosaj si dhe homologu i tij nga Ulqini Loro Nrekiq.

Ramosaj me këtë rast tha se panairi ka rëndësi të veçantë për shfrytëzimin e resurseve të përbashkëta kulturore mes Deçanit, Malit të Zi por edhe Shqipërisë, shtete këto të dyja me të cilat kjo komunë është fqinje.

Ramosaj:  Pas një jetë të vështirë të shijmë në funksion potencialin e përbashkët që kemi

“Këto ditë jemi përkushtua dhe jemi mundu mjaft që me i tregu krejt popullit të Deçanit e në veçanti  Kosovës që Deçani ka një perspektivë. Deçani ka një perspektivë sepse është një ndër komunat që lidhet me dy shtete fqinje edhe me Malin e Zi edhe me Shqipërinë dhe që duke e pas një jetë të vështirë nuk kemi mujt me shti në funksion potencialet dhe resurset që i kemi të përbashkëta e që është edhe koncept i  Bashkimit Evropian, Evropës Euro-Atlantike, për integrime evropiane dhe për zhvillimin e këtij rajoni”, ka thënë ai.

Ramosaj ka folur edhe për punimet që kanë nisur në fshatin Bella fshat që tash e 80 vjet nuk është i banueshëm. Ndërsa ka shprehur edhe ngushëllime për humbjen e jetës së tre qytetarëve të Deçanit gjatë rrugës së tyre nga mërgimi për në pushimet  e verës në Kosovë.

Ramosaj: Humbëm rrugë bashkatdhetarë

“Kaniher po krijohet përshtypja që në cdo gëzim është edhe nga një idhnim. Nuk e kam fare të lehtë sot të jem para qytetarëve e të jem para këtij evenimenti  sepse kanë ndodh dy tragjedi në komunën tonë, disa mërgimtarë tanë duke ardhur kanë humbur jetën, babë dhe bijë që është mjaft e dhimbshme për neve dhe u shprehi ngushëllime mirëpo ky eveniment ka qenë i përcaktum ma herët dhe po ashtu një bashkëpunëtorë i joni  nga Baballoqi ka humb jetën. Sido që të jetë, jeta i paska këto. Faleminderit gjithë juve që jeni këtu, ne jemi në organizimin e ditëve të Diasporës dhe kemi me i nderu e respektu vëllezërit dhe motrat tona që vijnë për pushime në këtë vend sepse pa ta jeta nuk ka pas kuptim në këto troje dhe as tash nuk ka kuptim”, ka thënë ai.

Fjalë rasti ka mbajtur edhe kryetari i Ulqinit, Loro Nrekiq.

Nrekiq: Panairi si mundësi për të ndarë vlera kulturore e tradicionale

“Si tha edhe shpiaku juaj z. Bashkim Ramosaj, Loro tha je në vendin tënd. Para disa ditësh zotëria ka qenë te ne edhe unë kam pas një rast vdekjes sikurse këta njerëzit, gurbetqarë që kanë ardh në Kosovë, shprehi ngushëllime për ata që kanë vdek sepse ato janë momente shumë të vështira për njeriun, janë momente tragjike ...Sot jemi tubuar këtu që së bashku të ndajmë një panair që ka vlera kulturore e tradicionale, vlera shumë të rëndësishme sepse si tha edhe parafolësi se Deçani gjendet dhe përkufizohet me Mal të ZI dhe me Shqipëri...”, ka thënë kryetari i Ulqinit, Nrekiq.

Panairi i Verës është ngjarje që i paraprinë ditëve të Diasporës. Këto ditë organizohen nga gjitha komunat për nder të bashkatdhetarëve që jetojnë jashtë Kosovës dhe zakonshëm bëjnë pushimet e verës në atdhe. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat