VV u del në ndihmë banorëve të një fshati në Podujevë

Kosova

VV u del në ndihmë banorëve të një fshati në Podujevë

Më: 21 korrik 2018 Në ora: 19:51
Fshati Repë i Komunës së Podujevës

Sa herë ka të reshura, fshati Repë i Komunës së Podujevës përmbytet nga ujërat që rrjedhin nga malet përreth.

Banorët e kësaj ane shprehen të zhgënjyer me qeverisjen lokale duke thënë që asnjëherë nuk janë interesuar për këtë pjesë.

Ata thonë se zyrtarët komunalë të Podujevës vetëm në kohë fushate e vizitojnë këtë fshat.

Nga mosreagimi i qeverisjes lokale për të bërë diçka në lidhje me këtë, Lëvizja Vetëvendosje në këtë komunë ka ndërmarrë një aksion për vendosjen e gypave përreth rrugës për t’i evituar vërshimet.

Ndryshe, krejt ky investim e kap shumën e rreth 400 eurove.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat