Sylë Tahirsylaj tregon për shiun e breshrin që bien prej të hënës

Kosova

Sylë Tahirsylaj tregon për shiun e breshrin që bien prej të hënës

Më: 22 korrik 2018 Në ora: 12:24
Sylë Tahirsylaj

Ditëve të fundit temperaturat u ngritën në Kosovë, kjo për shkak të ndikimit të masave ajrore që vijnë nga Afrika Veriore, por nga nesër ndryshim të motit do të ketë sërish. Shi, vetëtimë, bubullimë e breshër do të fillojë nga e hëna në vendin tonë e tek në fillim të muajit gusht pritet të ketë stabilizim të motit. Profesori i Meteorologjisë në UP, Sylë Tahirsylaj, tregon për ndryshimin e motit që pritet të ndodhë në vendin tonë.

Breshëri do t’i dëmtojë kulturat bujësore, thotë Profesori, Tahiraylaj. Ai tregon se temperaturat do të zbresin nga ndikimi i masave ajrore që vijnë nga Atlantiku.

“Tash bazohemi në masat ajrore vendi është në ndikimin e masave ajrore që vijnë nga Afrika Veriore dhe e kanë ngritë nivelin e temperaturave si atyre minimale dhe maksimale, por në javën që vjen temperaturat do të zbresin si rezultat i ardhjes së masave ajrore nga Atlantiku përkatësisht nga Londra, Gjermania, Franca, Italia dhe vendet për rreth”, tha profesori.

Më tej tregon se nga e hëna temperaturat minimale do të jenë prej 10-13 gradë celsius ndërsa maksimalet prej 24-26 gradë celsius. Të shoqëruara me shi, vetëtimë, bibullimë e në disa lokalitete edhe me breshër.

“Do të ketë ulje të temperaturave përktësisht shi,vetëtitmë, bubullimë në disa lokalitete do të ketë edhe breshër që do t’i dëmtojë kulturat bujqësore.  Prandaj temperaturat minimale javën që vjen do të thotë nga dita e hënë do të zbresin në 10 deri në 13 gradë celsius ndërsa ato maksimalet 24 deri në 26 gradë celsius. Dhe është një situatë sinomptike që nuk përkon me sezonin që ndodhemi”, tha të dielën Tahirsylaj.

Këto temperatura do të zgjasin një javë, muajin tjetër presim stabilizim të motit pasi këta muaj nuk kanë qenë stabil sa i përket temperaturave.

Tahirsylaj thekson se ky mot ndikon edhe në shëndetin e qytetarëve, “ka ndikim drejtpërsëdrejti edhe në shëndetin e popullatës”, thotë ai.

Kujton se kjo gjendje e motit është identike me vitin atë të vitit 1936 sipas të dhënave historike të veprimtarisë meteorologjikë të entit hidrometeorologjik të Serbisë, pasi në atë kohë Kosova nuk ka pasur shërbim të vetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat