Parashikimi i motit për javën që vjen

Kosova

Parashikimi i motit për javën që vjen

Më: 22 korrik 2018 Në ora: 14:44
Ilustrim

Gjatë javës do të mbajë mot i ndryshueshëm me diell dhe vranësira të cilat vende-vende do te sjellin reshje shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), në ditët në vazhdim do të ketë një ngritje te intensitetit të reshjeve.

“Gjatë javës do të mbajë mot i ndryshueshëm me diell dhe vranësira të cilat vende-vende do të sjellin reshje shiu të intensitetit mesatar dhe lokalisht të intensitetit të lartë. Reshjet do të shoqërohen edhe me shkarkime rrufesh. Pritet që kushtet për reshje shiu të fillojnë nga e hëna pas dite, por me një intensitet të ulët, ndërsa në ditët në vazhdim do te ketë një ngritje të intensitetit të reshjeve”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 23-27 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtime te ndryshme, kryesisht nga jugperëndimi dhe veriu me shpejtësi 3-14 metër për sekond. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat