Haradinaj ngushëllon familjen e Sylejman Lokajt

Kosova

Haradinaj ngushëllon familjen e Sylejman Lokajt

Më: 5 gusht 2018 Në ora: 12:18
Sylejman Lokaj

Kryeministri Ramush Haradinaj ka kujtuar aktorin Sylejman Lokaj si dhe ka ngushëlluar familjen për vdekjen e tij. Lokaj ndërroi jetë mbrëmë.

“Më pikëlloi ndarja nga jeta e aktorit, Sylejman Lokaj. Lokaj i takon brezit të aktorëve që njihen si themeltarë të artit skenik të Kosovës. Ikja e tij është humbje për teatrin, filmin, regjinë dhe kulturën tonë në përgjithësi.Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe komunitetit të artistëve”, ka thënë kryeministri në një postim në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat