FSK dhuron gjak për herë të dytë brenda vitit

Kosova

FSK dhuron gjak për herë të dytë brenda vitit

Më: 8 gusht 2018 Në ora: 15:14
FSK

Në Ministrinë për FSK-së sot filloi aksioni tradicional humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, me moton "një pikë gjak për shpëtimin e një jete”, për nevojat e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovës.

“ Aksionit, si gjithherë, edhe sot  i janë  përgjigjur një numër i konsiderueshëm i dhuruesve të gjakut. Vetëm në dy orët e para numri i dhuruesve kishte arritur në 24,  numër ky që parashihet të rritet,  bazuar në radhët e pjesëtarëve që prisnin për t'i kaluar procedurat normale të ofruara nga ekipet mjekësore”, thuhet në njoftimin  për media të FSK-së.

Si të gjitha aksionet për dhurimin  e gjakut, edhe  ky i sotmi është organizuar në bashkërendim të plotë të Departamentit të Mjekësisë dhe Departamentit për Bashkëpunim Civilo- Ushtarak të MFSK-së me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovës.

Aksioni për dhurimin vullnetar të gjakut, i filluar sot në Ministri, sipas planit do të vazhdojë në të gjitha kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës deri më 11 shtator.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat