Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti pajiset me Rentgen digjital

Kosova

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti pajiset me Rentgen digjital

Nga: Aziz Zuka Më: 9 gusht 2018 Në ora: 16:54
Pamje nga përurimi i fillimit të punës në Rentgen digjital në QKMF në Viti

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti, është bërë sot përurimi i fillimit të punës me rentgen digjital, pas përfundimit te procedurave të digjitalizimit të aparatit të rentgenit .Ky projekt i cili kap vlerën 25.000 euro është vazhdimësi e furnizimit me aparatura mjekësore, është realizuar përmes investimeve kapitale komunale.

Në perurim të fillimit të punës prezent ishte edhe kryetari i komunës Sokol Haliti , i shoqëruar edhe nga kryesuesi i Kuvendit Komunal Naim Pira dhe zv.kryetari i komunës Hasan Aliu, i cili para punëtorëve shëndetësor premtoi se do të jetë i përkushtuar në rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore, përmes blerjes se aparaturave te reja, intervenimeve ne infrastrukture, me të vetmen arsye që qytetarëve të Vitisë të ju ofrohen kushte sa më të mira për marrjen e shërbimeve shëndetësore kualitative.

Gjithashtu ata vizituan edhe punimet që janë duke u kryera në renovimin e kuzhinës së QKMF-së, e cila pas rivitalizimit do të ofrojë kushte shumë më të mira të të ushqyerit për personelin shëndetësor që punon në këtë qendër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat