Skenderaj: 3 mijë e 500 kilogramë rendimenti mesatar për një hektar grurë

Kosova

Skenderaj: 3 mijë e 500 kilogramë rendimenti mesatar për një hektar grurë

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 22:41
Ilustrim

Komuna e Skenderajt ka vlerësuar se ka përfunduar me sukses fushata e korrje-shirjeve, me një sipërfaqe prej 6,300 hektarë (ha) grurë, 200 ha elb dhe 650 ha.

Sipas raportit të Komisionit për korrje – shirje i përbërë nga 5 anëtarë, në procesin e korrjes së drithërave sivjet kanë qenë të angazhuara 110 autokombajna, dhe se, siç thekson raporti, përkundër disa problemeve të vogla, fushata e korrje-shirjeve është realizuar ashtu siç është hartuar dhe planifikuar nga Drejtoria për Bujqësi, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Komunën e Skenderajt.

Aty ndër tjerash bëhet e ditur se 3,500 kg është rendimenti mesatar për një hektar grurë.

“Vlen te përmendet se çmimi për një hektar i rekomanduar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Kosovës (MBPZHR), është respektuar nga kombajnerët, dhe ka qenë 100 euro për hektar. Në bazë të të dhënave nga terreni dhe analizave tona në teren, rendimenti mesatar në këtë vit ka qenë: grurë = 3,500 kg/ha; elb = 2,000 kg/ha; dhe tërshërë = 1,700 kg/ha”, thuhet në raportin e Komisionit komunal, në të cilin përmenden edhe faktorët që kanë ndikuar që fushata e korrje-shirjeve të përmbyllet suksesshëm: Prania e një numri të madh të autokombajnave të komunës së Skenderajt të mbështetura edhe nga autokombajnat nga komunat tjera, si dhe puna e komisionit në terren. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat