Komuna e Vitisë vazhdon aksionin për lirimin e hapësirave publike të ndërtuara me objekte ilegale

Kosova

Komuna e Vitisë vazhdon aksionin për lirimin e hapësirave publike të ndërtuara me objekte ilegale

Nga: Aziz Zuka Më: 14 gusht 2018 Në ora: 15:59
Nga aksioni i rrenimit te objekteve te ndertuara ilegalisht

Komuna e Vitisë, përkatësisht Drejtoria komunale e Inspekcionit, ka rrënuar sot dhjetëra objekte në qytetin e Vitisë, të cilët gjendeshin në pronën komunale, ku po vazhdojnë punimet në ndërtimin e objekti të ri të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit.

Skënder Ahmeti, Drejtor i Inspekcionit në Viti, bëri me dije se pse kjo komunë ka vendosur të rrënoj këto objekte.Sipas tij “Rrënimi i këtyre objekteve është bërë me qëllim të lirimit të hapësirës për objektin e Zjarrfikësve që po ndërtohet këtu në Viti.

 “Rrënimi i këtyre objekteve është bërë me qëllim të lirimit të hapësirës për objektin e Zjarrfikësve që po ndërtohet këtu në Viti. Me këtë do të lehtësohet hyrja dhe dalja e të automjeteve të Zjarrfikësve me qëllim që ata të kryejnë punën e tyre pa penguar në interes të gjithë qytetarëve tanë”, u shpreh Ahmeti.

 Ai tha se kjo drejtori paraprakisht i ka njoftuar të gjithë ata të cilët kanë shfrytëzuar këto objekti që të lirojnë hapësirën komunale. Drejtori Ahmeti tha se kjo qeverisje ka bërë lirimin e shumë pjesëve të hapësirave publike duke potencuar se ata do të vazhdojnë me lirimin e hapësirave publike me qëllim që ato të shfrytëzohen nga gjithë qytetarët dhe jo vetëm nga individët.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat