100 mijë euro për rregullimin e shtratit të lumit Drini i Bardhë

Kosova

100 mijë euro për rregullimin e shtratit të lumit Drini i Bardhë

Më: 14 gusht 2018 Në ora: 16:13
Foto nga vendi i ngjarjes

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi dhe kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, sot kanë nënshkruar një marrëveshje mirëkuptimi për realizimin e projektit Rregullimi i shtratit të lumit Drini i Bardhë- Klinë.

Ky projekt i financuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, i cili ka vlerën 100 mijë euro, po bëhet në kuadër të mbështetjes për komunat e Kosovë për përmirësimin e gjendjes së lumenjve.

“Përkrahja për komunat e Kosovës mbetet prioritet për Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor andaj përmes këtij Memorandumi të bashkëpunimit, kemi arritur t’i mbështesim qytetarët e Komunës së Klinës, qeverisjen komunale, dhe kryetarin në realizimin e objektivave të tyre”, tha Matoshi.

Ndërsa kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj projektin “Rregullimi i shtratit të lumit Drini i Bardhë- Klinë” e vlerësoi si të nevojshëm për qytetarët e kësaj komune.

“Ky projekt është i arsyeshëm për mbrojtjen e shtratit të lumit Drini i Bardhë. Shpresoj që ky bashkëpunim të vazhdojë pasi komuna e Klinës ka nevojë për investime në lumenj për shkak se posedon një pasuri të madhe të tyre”, tha ai.

Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për aksionin e pastrimit në nivel të Kosovës, i cili do të fillojë më 15 shtator të këtij viti, ku u tha se pritet një mobilizim i përbashkët edhe me Komunën e Klinës në mënyrë që të krijohet një ambient i mirë për të gjithë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat