Në Letnicë të Vitisë shënohet festa e njohur katolike me emrin “Zoja e Madhe “ e Letnicës”

Kosova

Në Letnicë të Vitisë shënohet festa e njohur katolike me emrin “Zoja e Madhe “ e Letnicës”

Nga: Aziz Zuka Më: 15 gusht 2018 Në ora: 17:18
Pamje nga Manifestimi I festës “”Zoja e Madhe” në Letnicë

Si edhe viteve të mëparshme edhe sivjet në fshatin Letnicë të Vitisë, ishin tubuar  mijëra qytetarë pjestar të fesë kaatolike, por edhe  qytetarë të tjerë nga Kosova si dhe viset e tjera të shteteve të rajonit, si nga Maqedonia,Shqipëria,Mali I Zi si dhe nga Kroacia për të qenë pjesmarrës të festës fetare katolike, që mbahët  cdo 15 gusht  në fshatin Letnicë të Vitisë, dhe është e njohur si “ Zoja e Madhe “.Edhe sot në prani të mijëra qytetarësh  në Kishën e këtushme katolike është mbajtur  Mesha qendrore e festës së njohur me emrin “Zoja e Letnicës”. E  në shënimi e kësaj feste, pos mysafirëve të shumtë nga vendet e ndryshme të botës kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të Institucioneve Lokale të Vitisë, KFOR-it, Ambasadave të huaja ,besimtarë të krishterë etj. I pranishëm në këtë manifestim tradicional, ishte edhe zv.kryetari i komunës së Vitisë Hasan Aliu.

Ndryshe me qëllim të organizimit sa më të mirë të kësaj feste, Komuna e Vitisë në bashkëpunim me mekanizmat tjerë ka hartuar paraprakisht edhe planin e veprimit, i cili sot është realizuar në përpikëri,dhe ky manifestim ka kaluar /sipas informative tona të marra nga policia/ pa asnje ekces.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat