Apeli refuzon ankesën e 39 të pandehurve për hedhje të aktakuzës

Kosova

Apeli refuzon ankesën e 39 të pandehurve për hedhje të aktakuzës

Më: 17 gusht 2018 Në ora: 14:14
Gjykata e Apelit e Kosovës

Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka lënë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 30 maj me anë të te cilit janë refuzuar si të pabazuara kërkesat e 39 të pandehurve për hedhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, e cila ka marrë miratimin e shkallës se parë, të pandehurit G.B. ,M. A., F. H., A. S., A. K., B. G., F. Sh., L. P., L. K., F. S., N. M., D. M., B. K., H. Q., S. Gj., B. G., H. H., D. G., B. P., E.M., B.M., N.R., H.S., L.P., Sh.Sh., G.B., D.K., M.G., A.L., M.S., Xh.K., E.H., N.Z., R.E., I.A., P.A., A.B., A.P. dhe A.B., akuzohen për vepra të ndryshme penale si keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar në bashkëkryerje, marrje ryshfeti etj.

Gjykata e Apelit e Kosovë, vlerëson se Gjykata e shkallës së parë, ka vepruar drejt kur i ka refuzuar kërkesën e mbrojtësve të pandehurve për hedhjen e aktakuzës si të pabazuar, në bazë të nenit 249 par.3 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat