Komuna e Rahovecit po vazhdon shënjëzimin e rrugëve

Kosova

Komuna e Rahovecit po vazhdon shënjëzimin e rrugëve

Më: 17 gusht 2018 Në ora: 14:20
Rahovec

Komuna e Rahovecit, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Drejtoria për Punë Inspektuese ka vazhduar realizimin e projektit për shënjëzimin horizontal të rrugëve (pengesave rrugore) të rrugëve në qendër të qytetit.

Ecurinë e punimeve nga afër i ka parë sot Përparim Krasniqi, drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike i cili më këtë rast ka thënë se punimet në kuadër të projektit shënjëzimi  horizontal të rrugëve,  është duke shkuar sipas planit dhe punët janë duke vazhduar edhe gjatë ditës së sotme, ndërsa gjatë ditëve në vazhdim, sidomos në mbrëmje, fillon piketimi dhe vendosja e vijës gjatësore përgjatë rrugëve kryesore.

Drejtori Krasniqi u shpreh se për arsye të komunikacionit të dendur gjatë ditës, ka autorizuar kompania që të vendos shenjëzimin gjatë mbrëmjes.

“Kurse për pengesat në rrugë ai thotë se ato do të vendosen në rrugën "Ibrahim Rugova" afër objekteve shkollore, në afërsi të shkollës "Isa Boletini" si dhe në rrugën Rahovec-Drenoc”, citohet të ketë thënë ai, sipas zyrës për informim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat