FSK në ndihmë të banorëve të Suharekës pas vërshimeve të fundit

Kosova

FSK në ndihmë të banorëve të Suharekës pas vërshimeve të fundit

Nga: N.H Më: 19 gusht 2018 Në ora: 18:20
Suharekë

Pas vërshime nga reshjet e shiut në komunën e Suharekës, FSK ka vazhduar edhe sot ndihmën për banorët e kësaj zone.

Në ditën e katërt pas reshjeve të shiut, pjesëtarët e FSK-së po vazhdojnë operacionin e tyre në mbështetje të qytetarëve të kësaj komune.

Kjo gjë është bërë e ditur edhe nga zv/ministri i Ministrisë së FSK-së, Burim Ramadani.

Postimi i plotë i tij:

FSK vazhdon mbështetjen për Suharekën

Në ditën e katërt të mbështetjes, vizitova sërish pjesëtarët e FSK-së që po vazhdojnë operacionin në mbështetje të qytetarëve dhe komunës së Suharekës, pas vërshimeve në natën mes të mërkurës dhe të enjtes.

Vizitën, bashkë me Kryetarin Bali Muharremaj, e bëmë në Grejkoc të Suharekës.

Duke ditur nevojat e qytetarëve janë të mëdha, FSK nuk është ndalur që nga e enjtja dhe do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat