Komuna e Drenasit mbyll një shkollë, opozita e quan si teke inati apo hakmarrje

Kosova

Komuna e Drenasit mbyll një shkollë, opozita e quan si teke inati apo hakmarrje

Nga: H.O. Më: 24 gusht 2018 Në ora: 12:51
Shkolla e Abrise

Ish kandidati i Nismës Socialdemokrate për kryetar të Drenasit, Isa Xhemajlaj, tash zëvendësministër i MPB-së, ka njoftuar përmes rrjetit sociale Facebook se kjo komuna ka marr vendim për mbylljen e një shkolle.

Ai shkruan se Komuna e Drenasit ka marr vendim për mbylljen e shkollës në fshatin Abri e Epërme, ku vijonin mësimet rreth 100 nxënës.

Ai shkruan se është e papërgjegjshme që këta nxënës të udhëtojnë për më tepër se 10 kilometra për të ndjekur mësimet në shkollën tjetër.

Postimi i plotë:

Komuna e Drenasit paska marr vendim për mbylljen e Shkollës në fshatin Abri e epërme ku vijojnë mësimet mbi 100 nxënës.

Ky vendim është njëri nga shumë vendimet e papërgjegjëshme dhe tep?r të dëmshe që merr komuna.

Është e pa pranueshme që mbi 100 nxënës të udhëtojnë mbi 10 kilometra në ditë për ti ndjekur mësimet ndërsa shkolla e ndërtur që ka kushtuar qindra mijëra euro, dhe me të gjitha kushtet për mësim dhe terenet sportive të lihet në mëshir të fatit.

Për ndërtimin e kësaj shkolle parcelën falas e ka ofruar Latif Muliqi para 17 viteve me qëllim ndërtimin e shkollës vetëm e vet?m që mos ti shoh më fëmijët duke vuajtur nëpër mot të keq, me shi dhe borë të lagur e të ftohur nga shiu e acari të udhëtojnë aq larg mbi 5 km një drejtim.

Komuna duhet urgjentisht ta tërheq këtë vendim që nxënësit e lagjeve Muliqi Deliu Hajdaraj Hasanaj Kurtaj Hysenaj me 3 Shtator duhet ta fillojnë mësimin aty ku e lanë në Qërshor e jo të shpërndahen nëpër shkolla edhe jasht komunës tonë (Likoc)vetëm për teke inate apo hakëmarrje.

BOLL MA me keso lojra të ndyta të papërgjëgjshme dhe të dëmshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat