Oficerë të FSK-së në vizitë në Iowa

Kosova

Oficerë të FSK-së në vizitë në Iowa

Më: 25 gusht 2018 Në ora: 13:17
Oficerë të FSK-së

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka postuar një cicërime në Twitter në të cilën tregon se oficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FKS) po marrin pjesë këtë muaj në një vizitë të Iowa të SHBA-së.

“Oficerë të FSK-së kanë qenë në Iowa këtë muaj ku kanë përcjellë trajnimet e Gardës Nacionale dhe kanë vizituar qeverisjen lokale. Ata po ashtu janë kënaqur në organizimet verore në Iowa duke marrë pjesë në paradën e veteranëve”, ka shkruar Delawie në cicërimën e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat