Ish-punëtorët e “IMN Kosova” paralajmërojnë protesta radikale nëse nuk marrin 20 përqindëshin

Kosova

Ish-punëtorët e “IMN Kosova” paralajmërojnë protesta radikale nëse nuk marrin 20 përqindëshin

Më: 12 shtator 2018 Në ora: 11:04
Pamje nga protesta

(E plotësuar) - Ish-punëtorët e ndërmarrjes së prodhimit të bllokave “IMN Kosova” kanë protestuar gjatë ditës së sotme para komunës së Prishtinës, ku kanë kërkuar kompensimin e 20 përqindëshit që thonë se u është premtuar pas privatizimit të ndërmarrjes.

Disa nga ish punëtorët kanë zhvilluar një takim me zyrtarë të komunës, pasi sipas tyre aty nuk ishte kryetari Shpend Ahmeti.

Pas takimit Gjyle Rashiti përfaqësues e punëtorëve tha se nga zyrtarët komunalë u është thënë që AKP duhet të bëjë marrëveshje me komunën dhe pastaj do të ndodh pagesa prej 20 përqind për të gjithë punëtorët.

Rashiti: Vetëm marrëveshja me AKP-në duhet të bëhet

“Mund të bëhet brenda një muaji, brenda 10 dite dhe këta thanë që sa i përket mjeteve nuk ka problem për 20 përqindëshin e punëtorëve. Vetëm me AKP-në të arrihet marrëveshje....Kërkuam takim, mirëpo takimi thanë është i kotë, nuk është problem për të caktuar një datë për të biseduar edhe me kryetarin, por duhet me AKP-në me shkrim, gojarisht jemi marrë vesh mirëpo po presim diçka me shkrim”, tha ajo.

Rashiti bëri të qartë se nëse nuk do të ketë marrëveshje në mes të këtyre dy institucioneve për pagesën e tyre, atëherë do të organizojnë protesta, por këtë herë sipas saj protesta nuk do të jetë e qetë.

Rashiti: Protestat jo si kjo, po do të jenë më radikale

“Nëse kjo nuk kryhet brenda muajit ne do të vazhdojmë me protesta, mirëpo protestat jo si kjo, po do të jenë më radikale”, u shpreh ajo.

 Për 39 vjet  në ndërmarrjen “IMN Kosova” kishte punuar Kimete Spanca, por e cila në vitin 2014 është larguar nga puna. E sot së bashku me ish punëtorë tjerë ajo thotë se po kërkon një të drejt që iu takon.

Spanca: Nuk kanë dhënë 20 përqindëshin që është dashur për punëtorët

“Është hera e tretë që protestojmë para komunës meqë pjesa jonë e fabrikës Industria e Materialit Ndërtimor Kosova në Prishtinë, është dhënë në 2010 nga Qeveria e Hashim Thaçit i është dhënë Isa Mustafës në atë kohë si kryetar i komunës. Që atëherë është marrë një pjesë e rrugës që është ndërtuar, pastaj është marrë pjesa tjetër dhe është bërë shkolla ku nuk kanë dhënë 20 përqindëshin që është dashur për punëtorët. Tani është pjesa tjetër që këta duhet ta marrin përgjegjësi me atë vendim, po tash e 4 vite kemi dal nga puna dhe nuk është dhënë asnjë pjesë për 20 përqindëshin e punëtorëve. Tani për këtë arsye protestojmë këtu që Shpend Ahmeti duhet 20 përqindëshin e punëtorëve me qitë në AKP dhe AKP-ja me shpërnda tek punëtorët”, tha ajo.

Edhe Spanca, potencon se nëse nuk ndërmirret  diçka brenda muajit, përsëri do të dalin në protesta.

Protestuesit kanë bërë të  ditur se janë 250 ish punëtorë të kësaj kompanie të cilëve u takon 20 përqindëshi.

Ish punëtorët e “IMN Kosova” në qershor të këtij vitit kanë protestuar para Agjencisë Kosovare të Privatizimit, ndërsa edhe në prill kishin protestuar para komunës së Prishtinës me kërkesën e njëjtë.

***

Punëtorët e “IMN Kosova” kanë protestuar para komunës së Prishtinës, duke kërkuar që t'iu paguhet 20 përqindëshi nga shitja e fabrikës.

Disa nga punëtorët kanë mbajtur një takim me zyrtarët e komunës, pasi sipas tyre aty nuk ishte kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti.

Pas takimit Gjyle Rashiti përfaqësuese e punëtorëve tha se nga zyrtarët e komunës u është thënë që AKP duhet të bëjë marrëveshje me komunën dhe pastaj do të ndodh pagesa.

Kimete Spanca, ish punëtore ka thënë se nuk do të ndalen së protestuari deri sa të marrin atë që iu takon.

"Është hera tretë që protestojmë. Pjesa jonë e fabrikës është dhënë në 2010 nga Qeveria Thaçi i është dhënë Isa Mustafës në atë kohë si kryetar i komunës që atëherë është marrë një pjesë e rrugës që ndëryu mandej është marrë pjesa tjetër dhe është bërë shkollë. Nuk e kanë dhënë 20 përqindshëin që është dashur për punëtorët. Tani është edhe pjesa tjetër që këta duhet ta marrin përgjegjësi atë vendi . tash e katër që kemi dal nga puna nuk na është dhënë asnjë pjesë 20 përqindhshi i punëtorëve tani  dhe për atë protestojmë që Shpend Ahmeti 20 përqindshin e  punëtorëve ta qes në AKP dhe ata me bë shpërndarjen tek punëtorët", u shpreh ajo.

Punëtorët e IMN Kosova kanë thënë se nuk realizohet kërkesa e tyre  se do të bllokojnë rrugën dhe shkollën që është ndërtuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat