Bytyqi ngushëllon familjen Burrniku

Kosova

Bytyqi ngushëllon familjen Burrniku

Më: 12 shtator 2018 Në ora: 15:43
Shyqiri Bytyqi

Ministri i Arsimit Shyqiri Bytyqi ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Burrniku me rastin e vdekjes tragjike së djalit të tyre 17 vjeçar Shaban Burrniku.

Shaban Burrniku ka ndërruar jetë pasi që e kishte mbytur rryma derisa ishte duke u larë.

“E nderuara familje Burrniku,

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të djalit tuaj, nxënësit tonë të shkollës së mesme profesionale në Kaçanik, Shaban Burrniku.

Shabani ishte një i ri që po e priste shkolla e universiteti, që po e priste e ardhmja. Por, për fat të keq ai u nda nga jeta në moshën 17 vjeçare, për t’iu lënë juve dhembjen dhe kujtimet, e Kaçanikun dhe Kosovën pa një djalë të mirë e energjik.

Tragjedi si kjo, na lënë dhembje e kujtime përgjithmonë! Prandaj, ju lutem që në emër të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe në emër timin, t’i pranoni ngushëllimet më të sinqerta.

Shabani u prehtë në paqe” , thuhet në telegramin e ngushëllimit të Bytyqit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat