Policia me plan operativ për sigurinë e nxënësve

Kosova

Policia me plan operativ për sigurinë e nxënësve

Më: 12 shtator 2018 Në ora: 18:49
Ilustrim

Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe sigurisë në trafik ka filluar të zbatojë planin operativ “Rrugët e Sigurta për nxënësit”.

“Mbështetur në vlerësimet e fundit analitike që i janë bërë situatës së sigurisë në komunikacion janë ngritur shqetësimet në lidhje me masat që duhet të ndërmerren me qëllim të përmirësimit të treguesve të sigurisë rrugore për ulje e numrit të aksidenteve në qytet”, thuhet në përgjigjen e NjRKRr në Prishtinë.

Në një përgjigje për kallxo, Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor në Prishtinë ka thënë se zbatimi i këtij plani ka filluar nga 1 shtatori dhe do të vazhdojë deri më 30 shtator.

Ky plan, sipas NJRKRr në Prishtinë parasheh shtimin e njësive policore në afërsi të shkollave në kryeqytet kur ka numër më të shtuar të nxënësve në rrugë.

Sipas NjRKRr në Prishtinë ky plan ka filluar së zbatuari duke pasur parasysh fillimin e vitit të ri shkollor dhe nxënësit ballafaqohen me pengesa si vetura të parkuara në trotuare, pakujdesia e vozitësve në afërsi të shkollave, kalimi në udhëkryqe ku nuk ka sinjalistikë e shumë vështirësi të tjera.

“ Qëllimi i planit është identifikimi i këmbësorëve të cilët kalojnë rrugën jashtë vendkalimit, parandalimi i aksidenteve në qytet dhe në zona tjera në afërsi të shkollave, të ndërmerren masa ligjore për vozitësit të cilët nuk japin përparësi për këmbësorët e në veçanti për nxënësit” thuhet në përgjigjen e NJRKRr në Prishtinë.

Ky njësit ka njoftuar se pas ambientimit të nxënësve fillestar në shkollat e tyre, do të organizohen ligjërata për sigurinë në trafik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat