Gashi në Vjenë takon zyrtarë evropianë për migracionin

Kosova

Gashi në Vjenë takon zyrtarë evropianë për migracionin

Më: 14 shtator 2018 Në ora: 18:39
Bejtush Gashi po qëndron në Vjenë

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bejtush Gashi po qëndron në Vjenë në margjinat e konferencës "Siguria dhe Migracioni - Promovimi i Partneritetit".

Atje ai ka treguar se ka takuar drejtoreshën gjenerale të Migracionit dhe Punëve të Brendshme në Komisionin Evropian, Paraskevi Michu, me të cilën ka diskutuar të ardhmen evropiane të Kosovës dhe përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave, tashmë pas votimit që u morr dje në Parlamentin Evropian.

“Takim të veçantë pata edhe me drejtoren ekzekutive të EUROPOL-it, znj. Catherine De Bolle, ku theksova nevojën e Republikës së Kosovës për anëtarësim në organizata të sigurisë me qëllim të shkëmbimit të shpejtë të informatave për luftimin e krimit të organizuar.Gjithashtu takova edhe Ministrin e Punëve të Brendshme të Maltes, z. Michael Farrugia”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat