Dr. Krasniqi: Nuk zgjidhen problemet në shëndetësi duke larguar specialistët me përvojë

Kosova

Dr. Krasniqi: Nuk zgjidhen problemet në shëndetësi duke larguar specialistët me përvojë

Më: 14 shtator 2018 Në ora: 23:41
D.r, Salih Krasniqi

Kirurgu laparoskopist, dr. Salih Krasniqi ka dal kundër veprimit të QKUK-së dhe MSH-së për suspendimin nga puna të specialistëve më përvojë, duke vlerësuar se “udhëheqësi i mirë i afron punëtorët e jo me i eliminuar”.

Po ashtu ai ka theksuar se një specialist më përvojë 20-30 vjeçare nuk mund të zëvendësohet nga një mjek i ri.

Postimi i plotë i Dr. Krasniqit në Facebook:

NUK KEMI KUADRA SHENDETESORE PER SUSPENDIM DHE PERJASHTIM NGA PUNA.

Sot lexova ne Zeri se qenka supsenduar Prof. dr. Sami Salihu kirurg maksillofacial. Dje lexova se eshte suspenduar dr. Fahredin Veselaj, urolog me pervoje. Para disa diteve pata lexuar se u suspenduan dr. Rexhep Kasumaj dr.sci dhe prof. dr. Isa Haxhiu te dy urolog. Para 1 muaji dikun u suspendua Prof.dr. Gani Bajraktari kardiolog i njohur dhe dr. Skender Telaku gastroenterolog. Poashtu u supenduan edhe kirurg, ortoped etj.

Lind pyetja a eshte zgjidhje me u permisue gjendja ne QKUK me supsendime dhe perjashtime. Valle a mos kemi teprice specialista ne Kosove per import ne vende te perendimit. Pse politikat shendetesore nuk kerkojne rruge zgjidhje tjera qe te permisojne gjendjen ne shendetesi. Udheheqesi i mire i afron punetoret e jo me i eliminue. Nje specialist me pervoje 20-30 vjeçare nuk mund te zevendsoj nje mjek i ri. Vet politikat shendetesore nga MSH dhe QKUK-ja po i eliminojne kuadrat me pervoj per interesa te ngushta apo inate ndermjet veti. Ju lutem vendosne gishtin ne koke dhe reflektoni per te miren e popullates. Po te lexohet shtypi per çdo dite shihet se sa pacient po na ikin jashte Kosove per sherim. Nuk zgjidhen problemet ne shendetesi duke larguar specialistet me pervoje. Me kete i ndihmon anmikut me se shumti, sepse po i largoni edhe pacientet nga Kosova. Vitin e kaluar kerkuan mbi 3000 vet sherim jashte Kosove nga MSH, kurse ne rruge private per t’u mjekuar jane me dhjetra-mijera qe jane sheruar jashte Kosove, qe ne Euro sillet mbi 100 milione.

Te reflektoje MSH dhe QKUK, ndryshe perndryshe nuk jeni duke zgjidhur problemin, por po e thelloni hendekun. Brenda nje muaji larguat 3 urolog eminent, 1 kardiolog eminent, 1 gastroenterolog eminent, disa specialist kirurg, ortoped etj. Kesaj po i thoni zgjidhje!!!!!!. Te kthjellohet MSH dhe QKUK-ja. Me respekt dr. Salih Krasniqi dr. sci kirurg laparoskopist me mbi 4000 operacione pas lufte dhe pjesemarres i 3 luftave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat