Moti në Kosovë për ditën e sotme

Kosova

Moti në Kosovë për ditën e sotme

Më: 15 shtator 2018 Në ora: 07:51
Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar për motin që do të mbajë këtë vikend.

“Situatë e ngjashme meteorologjike do të vazhdoj edhe për gjatë dy ditëve të vikendit, përjashtuar perëndimin dhe jugperëndimin e vendit ku ka mundësi të vogla që atje të ketë zhvillim të vranësirave dhe riga të izoluara shiu”, thuhet në njoftim.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-7m/s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat