Besart Dreshaj, drejtor për Ekonomi dhe Zhvillim në komunën e Istogut ka treguar se kanë marrë vendimin edhe zyrtarisht për Parkun e qytetit të Istogut.
Ai përmes një postimi në Facebook, shkruan se prona e ish Ndërmarrjes “Radusha” tashmë është pronë komunale e cila do të shndërrohet në shesh te qytetit, i cili do të jetë madhështor, transmeton gazeta “Bota sot”.
“Tashmë edhe zyrtarisht, kemi vendimin për Parkun e qytetit të Istogut, ku prona ish Ndërmarrjes “Radusha” tani e tutje është pronë komunale që do të shëndrrohet n? shesh të qytetit. Në këtë mandat, Istogu në hapsirën tashmë pronë e komunës, do të ndërtojë një shesh madhështor.
Falemnderit qeverisë për aprovimin e kërkesës sonë. Zoti e bekoftë Istogun dhe qytetaret!”, shkruan Dreshaj.