Imeri: Kosova ka sistemin tatimor bazuar në parimet e BE-së

Kosova

Imeri: Kosova ka sistemin tatimor bazuar në parimet e BE-së

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 12:05
Ai këto komente i ka bërë gjatë sesionit informues “Klima e Investimeve në Kosovë”, të mbajtur në Stamboll të Turqisë

Drejtori i Përgjithshëm, Sakip Imeri, ka deklaruar se Kosova ka sistemin tatimor modern, bazuar në standardet ndërkombëtare dhe parimet e BE-së, legjislacion të thjeshtë, sistem të integruar të regjistrimit të biznesit, ngarkesa të ulëta tatimore, shërbime elektronike për deklarimin dhe pagesën e tatimeve, si dhe lehtësi tjera për tatimpagues në zhvillimin e biznesit të tyre.

Ai këto komente i ka bërë gjatë sesionit informues “Klima e Investimeve në Kosovë”, të mbajtur në Stamboll të Turqisë, me synim të veçantë diasporën shqiptare.

Imeri theksoi se prodhuesit e Kosovës gëzojnë lirime për TVSh në linjat e prodhimit, makineritë dhe lëndën e parë që përdoren në procesin e prodhimit, po ashtu lirime për  pajisjet e TI dhe burimet e energjisë.

Përndryshe, Kosova ka marrëveshje me Turqinë për eliminimin e tatimit të dyfishtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat