Haradinaj takon ambasadoren e re të Suedisë

Kosova

Haradinaj takon ambasadoren e re të Suedisë

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 12:10
Ramush Haradinaj është takuar sot me ambasadoren e re suedeze në Kosovë, Karin Hernmarck Ahliny

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj është takuar sot me ambasadoren e re suedeze në Kosovë, Karin Hernmarck Ahliny.

Haradinaj në rrjetin social Facebook ka shkruar se e ka njoftuar ambasadoren e re për punën që po bëjnë institucionet  e Kosovën në konsolidimin e shtetit ligjor.

Postimi i Haradinajt në Facebook:

Në takimin njohës me ambasadoren e re suedeze në Kosovë, Karin Hernmarck Ahliny, e njoftova atë për punën e madhe që po bëjnë institucionet në konsolidimin e shtetit ligjor, si dhe e falënderova për përkrahjen e pakursyer të Suedisë në të gjitha etapat e ngritjes së vendit tonë. Duke shprehur vullnetin e plotë për thellim të bashkëpunimit dypalësh dhe avancimin e partneritetit në fushat e interesit të përbashkët, kërkova nga ambasadorja Ahliny, që Suedia të vazhdojë t’i qëndrojë në krah Kosovës në konsolidimin ndërkombëtar të saj, e sidomos në hapin e fundit për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët tanë.

RH

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat