Balje: Publikimi i listave të “veteranëve të rrejshëm”, shkelje e të drejtave të njeriut

Kosova

Balje: Publikimi i listave të “veteranëve të rrejshëm”, shkelje e të drejtave të njeriut

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 15:34
Duda Balje

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Zhdukur dhe Peticione, në mbledhjen e mbajtur sot, nëpërmjet një komunikate ka reaguar lidhur me publikimin e listave të veteranëve të dyshuar si veteranë mashtrues.

Në këtë komunikatë, nënshkruar nga kryetarja e Komisionit, Duda Balje thuhet:

“Me rastin e publikimit të listave të veteranëve të dyshuar si veteranë mashtrues, janë shkelur të drejtat e njeriut, të drejtat e privatësisë,  si dhe është cenuar prezumimi i pafajësisë duke u bërë gjykim publik përmes mediave ndaj veteranëve. Andaj, duke e  parë se procesi është akoma në fillim të shqyrtimit nga organet e drejtësisë, reagojmë me shqetësim të thellë para opinionit publik.

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Zhdukur dhe Peticione, bazuar në fushëveprimin e vet, kërkon nga institucionet kompetente shtetërore që të gjejnë personat përgjegjës të publikimit të këtyre listave dhe ndaj tyre të merren masa në përputhje me legjislacionin në fuqi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat