Ndërtohen edhe dy mijë metra kanalizim në Turjakë

Kosova

Ndërtohen edhe dy mijë metra kanalizim në Turjakë

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 12:52
Turjakë

Në kuadër të rregullimit të infrastrukturës së përgjithshme në Komunën e Malishevës, e në veçanti të ndërtimit të sistemeve të kanalizimit, sot në Turjakë, filluan të ndërtohen edhe dy mijë metra kanalizim, që do të lidhë pjesën më të madhe të fshatit me sistemin kryesor të kanalizimit dhe largimin e ujërave të zeza nga fshati.

Fillimin e punimeve në ndërtimin e këtij rrjeti të kanalizimit në Turjakë, e kanë parë nga afër edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, me drejtorin e Drejtorisë së Urbanizimit, Islam Vrenezi dhe drejtorin e Drejtorisë së Inspektoratit, Dibran Kastratin.

“Ky rrjet i ri i kanalizimit, është vazhdimësi e ndërtimit të rrjetit, për pjesën më të madhe të fshatit, me qëllim të largimit të ujërave të zeza nga lagja e madhe e Turjakës, dhe lidhjen e këtij rrjeti me kolektorin kryesor të ujërave të zeza, dhe në të njëjtën kohë, është pjesë e rregullimit të infrastrukturës së përgjithshme në tërë territorin e Komunës së Malishevës”, tha nënkryetari Berisha, gjatë inspektimit të punimeve në Turjakë.

Edhe banorët e fshatit Turjakë, e kanë falënderuar nënkryetarin Berisha dhe Komunën e Malishevës, për këtë investim, me rëndësi jetike për banorët, pasi largimi i ujërave të zeza nga fshati, ka qenë një domosdoshmëri.

Sipas drejtorit të Drejtorisë së Urbanizmit, Islam Vrenezi, do të ndërtohen dy mijë metra kanalizim dhe kjo mundësohet nga buxheti i Komunës së Malishevës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat