AMCK: Sot shënohet Dita Europiane pa vdekje në rrugë

Kosova

AMCK: Sot shënohet Dita Europiane pa vdekje në rrugë

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 12:56
Auto Moto Klubi i Kosovës

Në vitet e para të kësaj dekade, vendet anembanë Bashkimit Europian kanë qenë shumë të suksesshme në ndjekjen e objektivit global të reduktimit në 50% të aksidenteve rrugore deri në vitin 2020. Por vitet pas kanë sjellur lajme zhgënjyese duke treguar se rënja e numrit të aksidenteve  ka stagnuar. Për këtë qëllim, iniciativa që mund të bëj një ndikim të madh në ndryshimin e kësaj gjendjeje në komunikacion është Dita Evropiane pa vdekje në rrugë - Projekti EDWARD(European Day without Road Deaths). 

EDWARD inkurajon të gjithë përdoruesit e rrugës që të reflektojnë mbi sjelljen gjatë pjesëmarrjes në komunikacion. Në fund të fundit, sjellja e shoferit mbetet pengesa më e madhe për të kaluar ndërsa ne po afrohemi në vitin 2020. Për këto arsye, synimi i TISPOL dhe i të gjitha organizatave të tjera përkrahëse të këtij projekti është që askush të mos vdesë në rrugët e Evropës të mërkurën më 19 shtator. 

Gjithashtu, në të njejtën ditë, Regjioni 1 i Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit së bashku me anëtarët e tij në Europë, Lindje të Mesme dhe Afrikë kanë filluar  fushatën e  'Ulja e shpejtësisë shpëton jetë”  ku pjesë e saj është edhe Auto Moto Klubi i Kosovës (AMCK).

Në mbështetje të fushatës, Presidenti i FIA-s dhe i Dërguari i Posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Sigurinë Rrugore, Jean Todt tha: "Mbani mend, shpejtësia mund të vrasë. Duke ngadalësuar ne i bëjmë rrugët tona më të sigurta për fëmijët, familjen dhe miqtë tanë”

Auto Moto Klubi i Kosovës (AMCK) inkurajon të gjithë përdoruesit e rrugës që sot të shfrytëzojë një moment të kohës së tyre për të reflektuar rreth rreziqeve me të cilat ballafaqohen, rreziqet që ata mund t'i paraqesin të tjerëve dhe mënyrat se si të veprojnë për zvogëlimin e tyre. Jeta është e vlefshme, andaj të bashkohemi të gjithë në këtë rrugëtim për t’i bërë rrugët tona më të sigurta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat