Zbulohen shtatoret e heronjve Fehmi dhe Xhevë Lladrovci

Kosova

Zbulohen shtatoret e heronjve Fehmi dhe Xhevë Lladrovci

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 07:38
Fehmi Lladrovci dhe Xhevë Krasniqi-Lladrovci

Në 20 vjetorin e rënies, sot në Drenas mbahet manifestimi kushtuar dëshmorëve të kombit Fehmi Lladrovci dhe heroinës Xhevë Krasniqi-Lladrovci.

Gjatë manifestimit përkujtimor, do të zbulohen shtatoret e dy heronjve të shkrira në bronz.  Manifestimi mbahet në Sheshin “Fehmi Lladrovci” në Drenas, nga ora 12:00.

Në manifestim marrin pjesë krerët e shtetit.

Fehmi Lladrovci dhe Xhevë Krasniqi-Lladrovci, të cilët ishin bashkëshortë, rënë heroikisht gjatë luftimeve me armikun më 22 shtator të vitit 1998 në malet e Qyqavicës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat