Lirohet ish-shefi i Krimeve Ekonomike të Policisë, Emin Beqiri

Kosova

Lirohet ish-shefi i Krimeve Ekonomike të Policisë, Emin Beqiri

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 21:18
Gjykata e Apelit

Gjykata e Apelit e ka aprovuar ankesën e mbrojtjes se Emin Beqirit ndaj aktvendimit për refuzimin e kërkesës për hedhjen e aktakuzës.

Kështu, nga sot ish-shefi i Krimeve Ekonomike të Policisë, Emin Beqiri, është i lirë.

Rastin e të akuzuarit tjetër, Hashim Rrahimi, Gjykata e Apelit e ka kthyer në rishqyrtim në Gjykatën Themelore.

Më 4 maj, Prokuroria Speciale kishte ngritur aktakuzë ndaj ish- drejtorit të Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës Emin Beqiri dhe biznesmenit Rrahim Hashimi.

Aktakuza është ngritur nga një prokuror special dhe lidhet me aferën e korrupsionit në hetimin e organizatës joqeveritare QAD.

Rrahim Hashimi është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se ka kërkuar 100 mijë euro ryshfet për të lehtësuar hetimin në një rast penal.

Prokuroria Speciale e Kosovës në maj të këtij viti, kishte ngritur aktakuzë në lëndën penale të shenjëstruar si rasti “Sekseri”, kundër të akuzuarve Emin Beqiri në drejtim të veprave penale nga neni 422 paragrafi 1 i KPRK-së, nenit 394 paragrafi 2 i KPRK-së, dhe nenit 386 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, dhe Rrahim Hashimi në drejtim të veprave penale nga neni 431 paragrafi 1 i KPRK-së, dhe 335 paragrafi 1 lidhur me nenin 81 të KPRK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat