Qendra e Trajnimeve në KEK rrit kapacitetet

Kosova

Qendra e Trajnimeve në KEK rrit kapacitetet

Më: 22 shtator 2018 Në ora: 10:45
Qendra e Trajnimeve në KEK

Valbona Fazliu, e diplomuar në Fakultetin e Inxhinierisë Elektronike në Universitetin e Prishtinës, ka pesë muaj që është duke u trajnuar këtu në Qendrën e Trajnimeve të Korporatës Energjetike të Kosovës.

Fazliu thotë se ky trajnim po i mundëson që të njihet më mirë me punën praktike, pasi një gjë e tillë nuk iu ofrua gjatë studimeve. Ajo beson se gjatë këtij trajnimi, do t’i përforcojë aftësitë e saj profesionale.

Edhe kandidatë të tjerë janë të kënaqur me mundësitë që i ofron ky trajnim në laboratorin e elektronikes.

Profesori Fehmi Kaçiu, teksa tregon për mundësitë dhe praktikat që realizohen në këtë laborator, thotë se po punojnë me teknologjitë më të avancuara.

E vetmja qendër trajnuese që ofron këto trajnime në rajon është mundësi e mirë për aftësimin e punëtorëve dhe certifikata që marrin është e njohur ndërkombëtarisht.

Qendra e Trajnimeve është hapur në vitin 2005 dhe ka dhjetë laboratorë.

Fillimisht, ishte paraparë vetëm për punëtorët e KEK-ut, por tash kjo qendër ka rritur kapacitetet edhe për punëtorë tjerë të interesuar dhe studentë të fushës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat