Shfrytëzoni fundjavën e fundit të verë

Kosova

Shfrytëzoni fundjavën e fundit të verë

Më: 22 shtator 2018 Në ora: 23:53
Ilustrim

Gjatë vikendit në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell, ku temperaturat do të arrijnë deri në 29 gradë Celsius, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

“Situata meteorologjike vazhdon të mbetet e pandryshuar edhe për këto dy ditët e fundit të stinës së verës. Gjatë ditës parashihet të ketë vranësira, më të theksuara në pjesën e dytë të ditës, por nuk parashikohen reshje të çfarëdo forme. Temperaturat mbeten konstante  me ato të ditëve të fundit. Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale të ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-5m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat