Moti sot në Kosovë

Kosova

Moti sot në Kosovë

Më: 23 shtator 2018 Në ora: 08:09
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se situata meteorologjike vazhdon të mbetet e pandryshuar edhe sot, ku gjatë ditës parashihet të ketë vranësira, më të theksuara në pjesën e dytë të ditës, por nuk parashikohen reshje të çfarëdo forme.

“Temperaturat mbeten konstante  me ato të ditëve të fundit. Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale të ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-5m/s”, thuhet në njoftimin e institutit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat