Vritet në Deçan një 29 vjeçar. Dyshohet se vrasja në vendin e punës ishte aksidentale
Ky është vendi ku deri të dielën punonin bashkë, i ndjeri Agonis Tetaj, dhe i dyshuari për vrasjen e tij, Sh.G.
Por pasditen e 23 shtatorit, 29 vjecari, u qëllua me armë nga kolegu i tij i punës.
Familja Tetaj nga fshati Llukë e Ulët, kanë mbetur të shokuar nga ngjarja që i ka goditur.
Edhe pse nuk ishin në gjendje të flasin para kamerës, ata kanë treguar që familjari i tyre nuk kishte problem me askënd, e aq me pak me një 18 vjecar.
Babai i Agonisit thotë se nuk di asgjë për detajet e vrasjes së të birit, por shpreson që e shtëna që i mori jetën të e djalit të tij të jetë aksidentale.
Edhe një dëshmitar i ka thënë se vrasja ka qenë aksidentale.
29 vjecari nga Lluka e Decanit ka lënë pas vetës gruan dhe dy djem binjakë të moshës tre vjeçare.
Në pritje për ta mësuar të vërtetën e këtij akti makabër familjarët i janë drejtuar Policisë së Kosovës.
Këta të fundit thonë se janë duke hetuar rastin dhe se i dyshuari është arrestuar.
Sipas burimeve i dyshuari për vrasje është djali i pronarit të kompanisë ku punonte Agonis Tetaj.
18 vjecari i dyshuar për vrasje me vendim te prokurorit te shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë, për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme ligjore.
Kurse viktima ka mbërri në spitalin e Pejës pa shenja jete dhe me urdhër të prokurorit të shtetit trupi I pajete u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.