Konsumatorëve të ujit do t’iu kthehet borxhi i falur nëse nuk kryejnë pagesat

Kosova

Konsumatorëve të ujit do t’iu kthehet borxhi i falur nëse nuk kryejnë pagesat

Më: 25 shtator 2018 Në ora: 14:51
Ilustrim

Aksioni për shkyçjen individuale të konsumatorëve borxhlinj nga shërbimet e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit është duke vazhduar me intensitet të lartë në qytete e fshatra, por me theks të veçantë në Prishtinë.

Në një komunikatë për media KRU Prishtina njofton se aksioni ka filluar në janar 2018 dhe do të vazhdojë deri në fund të këtij viti, dhe se me shkyçje po përballet secili konsumatorë që ka dy e më shumë fatura të papaguara ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit.

KRU Prishtina kërkon nga konsumatorët të kryejnë pagesat me rregull  dhe t’iu shmangen ndëshkimeve të kompanisë, ndërkohë që u bën thirrje konsumatorëve që kanë përfituar nga Ligji për Faljen e Borxheve Publike të respektojnë kontratat për riprogramimin e borxhit.

“Duke filluar nga data 1 shkurt 2018, të gjithë konsumatorët që kanë përfituar nga Ligji për Faljen e Borxheve Publike dhe nuk iu janë përmbajtur Kontratës për pagesën me këste të borxhit të riprogramuar, do t’iu rikthehet borxhi i falur, bazuar në Ligjin për Faljen e Borxheve Publike”, thuhet në komunikatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat