Dje, në Krushevë të Vogël të Klinës me nderime miqësore dhe farefisnore u varros Marjan Gjergj Mrijaj

Kosova

Dje, në Krushevë të Vogël të Klinës me nderime miqësore dhe farefisnore u varros Marjan Gjergj Mrijaj

Nga: Lekë Mrijaj Më: 7 tetor 2018 Në ora: 18:15
Pamje nga varrimi

Dje, në Krushevë të Vogël të Klinës, në varrezat më të vjetrat në rajon (permbi 300 vjeçare) pikërisht aty ku prehen babai, dhe parardhësit e të ndjerit nën pjesmarrjen e mijëra vetëve me nderime të larta miqësore e farefisnore njëashtu edhe sipas riteve fetare katolike kishtare shqiptare u varros i virtytshmi Marjan Gjergj Mrijaj, i cili ndërroj jetë një ditë më parë në moshën 55 vjeçare i cili la pas vetës një familje fisnike dhe bujare - bashkëshortën Hanën, djemt Dritonin, Emanuelin, dhe vajzat Lindën, Meriten, Liridonën, nënë Lizën, vëllaun Prekën si dhe nipa dhe mbesat të tij.

Në ceremoninë mortore veq të tjerëve në ngushëllime mori pjesë edhe kryetari i komunës së Klinës, prof. dr. Zenun Elezaj me stafin e tij si dhe intelektual e personalitete të tjera të strukturave të ndryshme.

Në ritin e vorrimit mortor morën pjesë edhe kleri katolik me në krye me don Lenc Sopi, dekan i dekanatit të Pejës e famullitar i Klinës, don Fran Sopi, famullitar në Pejë, don Lush Sopi, famullitar në Novosellë të Gjakovës i cili gjatë  predikimit të varrimit e nisi me këtë rresht ungjillor të Jezusit duke thënë se: "Unë jam Ringjallja dhe Jeta thotë Krishti Kush Beson në mua edhe po qe se vdes, ai do të Jetoj në Amshim" ndaj duke u ndërlidhë me këtë citat don Lushi tha se:

"Të gjithë ne jemi në një rrugëtim të tillë nga kjo jetë tokësore për në amshim, secili nga ne e ka qëllimin kryesor dhe thelbësor të jetës, pra për çfarë Krishti jeton, prandaj Krishti në vdekjen e Tij, u Ringjall së vdekuri për të na dhënë shpresë neve që një ditë edhe ne përngjasimin e tij të ngjallëmi për të gëzuar jetën e amshuar në qiell, me këtë vetë Ai, na garanton duke na thënë se unë po shkoj dhe po ua bëjë gati banesën qe aty ku jam unë një ditë do të gjendeni me mua në mbretërin e Atit tonë qiellor e tokësor ku secili nga ne para varrit të hapur, nuk duhet pyetemi sa kemi jetuar, por duhët pyetemi si kemi jetuar, ndaj në këtë aspekt e shiqoj këtë ndarje nga miku ynë i dashur Marjani sepse Marjani u mundua gjithnjë që të jeton mirë, pra shumica ju këtu që e keni njohur Marjanin, e dini fare mirë se ai ka qënë një besimtar shumë i mirë një njeri shumë i dashur, i urtë, një bashkëshort një prind i mrekullueshëm, pra edhe pse babai i tyre i la të ri, mu atherë kur vetë familja kishte nevojë për të mbeshtetje, familja e tij e gjeti mbeshtetjën te Marjani, që tërë jeta e tij ishte një flijim dhe sakrificë e plotë për familjën e vetë, por gjithashtu edhe për një rreth shumë ma të gjërë, sepse i donte dhe i nderonte të gjithë dhe për këtë ishte i dashur dhe i nderuar edhe nga të tjerët. Shumë momente edhe unë personalisht kam kaluar me Marjanin, ndaj e themi lum ky për shpirtin që ka për gadishmërin e madhe të tij për ta dhënë maksimuin e vetë për tu shkri, si një qiri si shkrihët për familjën e vetë.Andaj duke i shikuar këto akte fisnike të tij edhe për familjën do të jetë një lehtësim, sepse ne nuk duhët shiqojm sa ka jetue por si ka jetue Marjani e vetë Marjani ka jetue ashtu si mund të jemi të sigurtë se ai do të gëzon jetën e amshuar në qiell. Sigurisht se çdo ndarje fizike është e rëndë veçanarisht për prindërit të cilët ndahën nga fëmijtë e tyre siq tani është momenti për nënën Lizë, kam parasysh se të gjitha nënat ju japin shëmbullin e shkelqyer nder te gjitha momentet e veshtira gjëjnë forcën dhe ngushtimin në të gjitha momentet duke ndjekë shëmbullin e hirëplotës Zojës së bekuar-Nënës së Krishtit, e cila në atë kohë edhe ajo kur gjindej para varrit të hapur duke shiquar birin e vetë pranë varrit dhe duke pranuar vullnetin e hyjut duke thënë gjithmonë: " U bëftë vullnesa jote..." siq thoshte ajo, prandaj për nënë Lizën, do të jetë shembull Zoja e bekuar, që edhe kjo ti nënshtrohet edhe në këtë moment vullnetit të Zotit, sepse Zoti ka dashur që Marjani kaq të jetoj në mesin tuaj dhe në mesin tonë për të ofruar jetën më të mirë dhe të lumtur jetën pa mbarim. Andaj shpresoj se edhe bashkëshortja e Marjanit, duke pasur parasysh jetën e bashkëshortit të vetë të cilët edhe kanë pasë një jetë të mirë dhe fëmijët që kanë përjetësuar një ngrohtësi të madhe nga prindi i tyre, do ta falenderojnë Zotin flijimin e tij për dhuratën e jetës së babait të vetë - prindin e tyre, besoj se duhej ti luten Zotit, sigurisht në këtë moment nuk mund të mos e përmend as Prekën vëllaun e të ndjerit i cili ka treguar një dashuri të madhe ndaj tij sikurse si të e kishte një prind ndaj edhe Marjani e ka deshmuar dhe miq e dashamirë familje e ngushtë më vjen mirë edhe për Prekën dhe axhën Shytin qe edhe pse nga një rrugë shumë e largët nga Amerika e largët për ta ia dhënë lamtumirën e fundit vëllaut Marjanit me të cilit nuk janë ndarë gjatë gjithë jetës,prandaj shprehi ngushellime te sinqerta familjes se Marjanit, dhe vetë Marjani dhe të gjithë të tjerët që pushojnë në këto varre të pushojnë paqe.

Para perfundimit të ritit të vorrimit ishte edhe don Lenc Sopi, dekan e dekanatit e famullitar i Kishës së Klinës i cili në emër të tij motrave të nderit si dhe të gjithë të pranishmëve e ngushëlloj familjën e ngushtë dhe të gjerë Mrijaj, me rastin e kalimit në amshim të bashkëfamiljarit të tyre  e pjestarin e famullisë së të cilit e drejton ai. Njëkohësisht i ftoj të pranishmit që të marrin pjesë në drekën dhe ndezjen e qiriut në pershirtëri për të ndjerin Marjan Gjergj Mrijaj, e cila shtrohët në Restorant “Baci Petroll” në hyrje të Klinës. Mesha në pershpirtëri për nder të kalimit në amshim të Marjan Gjergj Mrijaj do të mbahët të hënën me 8 tetor 2018 në ora 18:00 në Kishën “Zoja e Këshillit të Mirë” në Klinë, tha në fund të fjalës së tij don Lenci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat