Të hënën priten reshje lokale shiu, më pas mot i mirë dhe kryesisht me diell.
Vorbulla ciklonike e stacionuar mbi Itali, ka filluar të humbas fuqinë, mirëpo gjatë ditës së sotme dhe të hënën, pritet të sjellë vranësira mbi vendin tonë, vende-vende të shoqëruara edhe me reshje lokale shiu dhe me bubullima.
Nga dita e martë, fusha anticiklonike nga Evropa perëndimore dhe qendrore, sërish do të fuqizohen mbi rajon duke kushtëzuar mot stabil dhe me diell, derisa temperaturat mbeten mbi vlera mesatare.
8.10 - Mot me vranësira dhe diell. Pasdite priten reshje lokale shiu, vende-vende të shoqëruara edhe me bubullima.
9.10 - Mot i mirë kryesisht me diell.
10.10-12.10 - Mot i mirë, kryesisht me diell.
Temperaturat e ajrit, megjithëse do të mbeten stabile dhe mbi vlera mesatare, do të pësojnë rënie graduale. Minimalet do të luhaten nga 4C deri në 10C, e maksimalet nga 20C deri në 23C.
Sipas Prishtina Weather, do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 2-6m/s. Shtypja atmosferike do të shënojë rritje të theksuar mbi vlera normale.