Kryetari Jashari vazhdon me publikimin e kontrateve publike - Bota Sot
Kryetari Jashari vazhdon me publikimin e kontrateve publike

Kosova

E shtunë, 17 nëntor 2018

Kryetari Jashari vazhdon me publikimin e kontrateve publike

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 10:51
Bekim Jashari

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka vazhduar me publikimin kontratave publike me operatorë ekonomikë.

Ai është shprehur se kjo është edhe një dëshmi tjetër e përkushtimit të tij dhe qeverisjes lokale për transparencë të plotë, sa i përket menaxhimit të financave publike.    

“Jam zotuar të bëjmë gjithçka që na lejojnë ligjet dhe rregullat e demokracisë për të ofruar shërbime efikase ndaj qytetarëve, sikurse që jam zotuar për llogaridhënie dhe transparencë në qeverisjen time”, ka thënë Jashari.

Kjo është faza e dytë e publikimit të kontratave publike me operatorët ekonomikë, për kryerjen e punëve, ofrimin e shërbimeve apo furnizime të ndryshme në Komunën e Skenderajt.

“Kjo praktikë e re që nuk kishte ndodhur kurrë më parë në Skenderaj, do të vazhdojë për aq kohë sa do të jem kryetar i Komunës”, ka theksuar kreu i Komunës së Skenderajt.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test