Nxënësit e paraleles së fshatit Godanc i kthehen bankave shkollore

Kosova

Nxënësit e paraleles së fshatit Godanc i kthehen bankave shkollore

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 19:08
SHMFU “Rilindja” në Dobroshec

Drejtoria Komunale e Arsimit, ka mirëpritur vazhdimin e procesit mësimor edhe nga nxënësit e paraleles së fuzionuar të shkollës së fshatit Godanc, të cilët sot kanë ndjekur mësimin në shkollën amë në SHMFU “Rilindja” në Dobroshec dhe disa prej tyre në SHFMU “Xhevë Lladrovci” në Gllanasellë.

Po ashtu DKA-ja në Drenas, mirëpret vazhdimin e procesit mësimor edhe nga disa nxënës të paraleleve të fuzionuara të fshatit Abri dhe pret që t’i kthehen bankave shkollore edhe nxënësit tjerë të këtij fshati dhe mos të mbeten viktimë e politikave ditore, thuhet në njoftimin e DKA-së së Drenasit.

DKA-ja falënderon edhe prindërit e fshatit Godanc dhe Abri që nuk kanë vazhduar pengesën e fëmijëve për t’u shkolluar,  por kanë treguar maturi dhe kanë ndjekur shembullin e prindërve të fshatit Gjergjicë.

DKA-ja ka siguruar transportin sipas Ligjit për të gjithë nxënësit e këtyre tri paraleleve të ndara deri në shkollat amë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat