Haradinaj: LGBTI do ta ketë mbështetjen institucionale

Kosova

Haradinaj: LGBTI do ta ketë mbështetjen institucionale

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 09:30
Ramush Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj i ka dhënë mbështetje paradës së komunitetit LGBTI që do të mbahet sot në Prishtinë.

“Orientimi seksual është përcaktim individual në secilën shoqëri dhe si i tillë duhet respektuar”.

“Është fat i madh që duke qenë shtet i ri ne kemi Kushtetutën, që siguron liri individuale për të gjithë”, ka thënë Haradinaj përmes Facebook.

“LGBTI dhe Java e Krenarisë do ta kenë mbështetjen institucionale, për të qenë të lirë dhe sigurt në shfaqjen e përcaktimit të tyre”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat