Malisheva ndërprenë asfaltimin e rrugëve në Banjë, ja arsyeja

Kosova

Malisheva ndërprenë asfaltimin e rrugëve në Banjë, ja arsyeja

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 17:41
Pamje nga vendi i ngjarjes

Komuna e Malishevës, përkatësisht zyrtarët përgjegjës komunal, sot  kanë ndërprerë punën në asfaltimin e rreth një kilometri rrugë në fshatin Banjë, për shkak se operatori nuk i ka përmbushur kriteret e parapara, gjegjësisht për trashësinë dhe cilësinë e asfaltit.

Kjo ka ndodhur sot, gjatë inspektimit të punimeve në asfaltimin e kësaj rruge, nga ana e nënkryetarit të Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, drejtorit të Drejtorisë së Urbanizmit, Islam Vrenezi dhe mbikëqyrësit të punimeve në këtë rrugë, Januz Krasniqi.

Pas ndërprerjes së punimeve, në asfaltimin e rrugës në lagjet e Samadraxhëve dhe atë Telakëve, është urdhëruar operatori që të bëj përmirësimet e nevojshme, për cilësinë e asfaltit, ashtu edhe në respektimin e kriterit për trashësinë e asfaltit.

Nënkryetari Berisha, ka deklaruar se “nuk do të lejohet asnjë operator që të shkelë kriteret e parapara për projektet e caktuara”. Këtë zotim se nuk do të lejohet shkelja e kritereve dhe që  punimet duhet të jetë cilësore dhe sipas standardeve, nënkryetari Berisha, e ka thënë në vazhdimësi në çdo inspektim të punimeve në projektet të cilat i realizon Komuna e Malishevës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat