Komuna e Malishevës shtroi ‘shkel e shko’ kubëzat në rrugë

Kosova

Komuna e Malishevës shtroi ‘shkel e shko’ kubëzat në rrugë

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 11:15
Komuna e Malishevës

Një qytetar ka raportuar në Kallxo se vendosja e kubëzave përgjatë rrugës “Skënder Rexhepi” në Malishevë nuk është punuar siç duhet nga ana e komunës.

Në këtë rrugë frekuentuese për qytetarë dhe biznese, sipas ankuesit shtrimi i kubëzave në mënyrë jo të rregullt po paraqet shqetësim për ta.

Kallxo ka kontaktuar me drejtorin e Shërbimeve Publike të komunës së Malishevës, Milazim Morina.

Morina ka thënë se për këtë shqetësim të banorëve të kësaj ane kanë qenë në dijeni.

Sipas tij për rregullimin e këtij problemi do të angazhohet një kompani profesionale gjatë ditës se sotme.

“Jemi të njoftuar për këtë problem me vendosjen e kubëzave dhe kemi ndërhyrë menjëherë. Do të angazhohet një kompani profesionale, për rregullimin e këtij problemi”, ka thënë drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike të komunës së udhëhequr nga Ragip Begaj.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat