Shkolla "Pandeli Sotiri" në Plemetin pajisjet me kamera sigurie

Kosova

Shkolla "Pandeli Sotiri" në Plemetin pajisjet me kamera sigurie

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 13:20
Shkolla "Pandeli Sotiri" në Plemetin pajisjet me kamera sigurie

Nxënësit e paraleles së ndarë të shkollës se mesme të ulët në Pelmetin "Pandeli Sotiri" nga sot e tutje do të ndihen më të sigurt, pasi është inauguruar projekti i vendosjes së kamerave të sigurisë.

Po ashtu pjesë e këtij projekti është edhe lyerja e mureve të shkollës, e cila u mundësia nga  organizata joqeveritare Ballkan Sunflowers.

Drejtori i arsimit në Komunën e Obiliqit, Agim Spahiu duke dhënë përkrahjen komunale për këtë shkollë, tha se fal punës së mirë që po bëhet është trefishuar numri i nxënësve të komunitet RAE.

Spahiu: Numri i nxënësve të komuniteteve është trefishuar

"Janë një përzierje apo miks kontributit që ju i keni thithur donacionet nga institucionet qendrore apo donacionet apo organizatat jo qeveritare, por çka është më me rëndësi është të shihet se ka funksionuar...Numri i nxënësve të komunitetit është rritur thuajse është trefishuar, do thotë se kanë funksionuar ekipet për parandalimin e braktisjes se nxënësve", ka thënë Spahiu.

Zëvendëskryeministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Artan Berisha duke e përshëndetur çdo iniciativë të ndërmarrë për këtë paralele të shkollës “Pandeli Sotiri” në Plemetin tha se i bën të ndihet mirë fakti që një përqindje e lartë e komuniteteve po i kthehen shkollimit.

Berisha:  Komunitetet në këtë shkollë konsiderohet të barabartë me të tjerët

"Vetë fakti që e kemi një përqindje të madhe që janë kthyer prej marrjes së tuaj drejtori në këtë shkollë do thotë që komunitetet këtu llogariten të barabartë dhe çdo gjë është në rregull, neve na bënë të ndihemi mirë, ne si komunitete ne si përfaqësues të komuniteteve na bënë të ndihemi mirë dhe nga këtu iu bëj thirrje që t'i japim rëndësi parandalimit të shkollës", u shpreh ai.

Drejtori i paraleles së shkollës se mesme të ulët "Pandeli Sotiri" në Plemetin, Bedri Neziri  tha se në këtë shkollë janë realizuar projekte madhore me qëllim të krijimit të kushteve sa më të mira për mësim. Ai shtoi se do të angazhohen që të ofrohen mundësi edhe më të mira për nxënësit e kësaj shkolle.

Neziri: Shkolla është pajisur me kamera të sigurisë

"Projekti i dytë është lyerja e shkollës me paralelen e ndarë në Plemetin një donacion që është dhënë nga Edi Project dhe Ballkan Sunflowers me 100 litra ngjyrë, kostoja e realizimit të këtij projekti arrin 500 euro, projekti është realizuar gjatë muajit gusht shtator 2018...Projekti i katërt është pajisja e shkollës me kamera dhe montimit të tyre në paralelen e ndarë fizike në Plemetin. Projekti është realizuar në shtator-tetor të vitit 2018", tha ai.

Për më tepër, Neziri bëri të ditur se nxënësit e kësaj paralele të ndarë në Plemetin janë pajisur edhe me uniforma për të cilat ka kontribuar Zyra e kryeministrit dhe prindërit.

Për kontributin e dhënë për  renovimin e shkollës mirënjohje u ndanë  për zëvendëskryeministrin e Kosovës, Isa Osmani dhe donatorin Ballkan Sunflowers.

Ndryshe, në paralelen e ndarë të shkollës së mesme të ulët" Pandeli Sotiri" në Plemetin vijojnë mësimin 173 nxënës, prej tyre 113 i takojnë komuniteteve romë, ashkali, egjiptas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat