Institucionet nuk tregojnë sa para harxhuan në Nju Jork

Kosova

Institucionet nuk tregojnë sa para harxhuan në Nju Jork

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 15:39
Foto

Presidenca, Qeveria e Ministria e Punëve të Jashtme po i fshehin shpenzimet e delegacionit që përfaqësoi Kosovën në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, në New York. Madje, përveç qeverisë, institucionet e tjera po i fshehin edhe emrat e atyre që kanë qenë pjesë e delegacionit qw zyrtarisht thuhet se ka qenw 18 anëtarësh, vizitë kjo që u përcjell me shumë gafa. Në Zyrën e Kryeministrit thotë se bashkë me Kryeministrin Haradinaj kanë marrë pjesë edhe pesë persona të tjerë, ndërsa nuk kanë treguar për shpenzimet. Njëjtë kanë vepruar edhe në Presidencë dhe në MPJ, 

Ende nuk po dihet se kush udhëtoi drejt New York-ut për të përfaqësuar Kosovën në punimet e Asamblesë së Përgjithshme në OKB. Së paku jo zyrtarisht. 

Madje, Presidenca, Qeveria dhe Ministria e Punëve të Jashtme duket se kanë vendosur që të mos japin asnjë informacion se sa para janë shpenzuar për vizitën e këtij delegacioni, vizitë kjo që u përcjell me shumë gafa të Ministrit Behgjet Pacolli e nuk dha rezultate konkrete. 

Institucionet nuk po deklarohen për këtë çështje, dhe nuk po tregojnë për vlerën e këtyre shpenzimeve.

Media ka dërguar pyetje në Zyrën e Presidentit Thaçi, Zyrën e Kryeministrit Haradinaj dhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme për të mësuar se kush e përfaqësoi vendin në OKB dhe se sa para u shpenzuan për këtë udhëtim, por institucionet po i fshehin këto të dhëna. 

Të vetmit që kanë kthyer përgjigje janë Zyra e Kryeministrit, ndonëse as ata nuk kanë treguar për vlerën e shpenzimeve. 

Zëdhënësja e Qeverisë, Donjeta Gashi i ka thënë se në kohën e mbajtjes së seancës së sivjetme të UNGA, nga Zyra e Kryeministrit në SHBA kanë qëndruar Ramush Haradinaj, Avni Arifi, Besnik Tahiri, Meliza Haradinaj-Stublla, Erolld Belegu dhe vet ajo. 

Por, siç ështe deklaruar nëpër media pjesë e delegacionit kanë qenë 18 persona. 
Presidentin Thaçi mësohet ta kenë shoqëruar shefi i stafit, Bekim Çollaku, këshilltari Artan Behrami dhe fotografi Astrit Ibrahimi. Ndërsa, asistentja ekzekutive Arlinda Ramadani – Selimi, është kujdesur për agjendën e Zonjës së Parë, Lumnije Thaçi.
Ndërsa, Ministrin e Punëve të Jashtme, Behgjet Pacollin mësohet ta kenë shoqëruar këshilltarët, Mentor Nazarko, Amir Ahmeti e Muhamet Brajshori, derisa pjesë e ekipit ka qenë edhe Prindon Sadriu, drejtor në Ministrinë e Jashtme.

Vizita disaditëshe e këtij delegacioni nuk është veçuar për ndonjë takim interesant, derisa vëmendja më e madhe në këtë delegacion, i është kushtuar Ministrit Pacolli dhe gafave të tij.

Ngjarja më e rëndësishme gjatë kësaj vizite ishte pritja e Haradinajt nga sekretari i Mbrojtjes, Mattis, me ç’rast ai ia ka dhënë mbështetjen qeverisë për shndërrimin e FSK-së në ushtri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat