Fillojnë punimet për kërkimin e ujit në Temeqinë - Bota Sot
Fillojnë punimet për kërkimin e ujit në Temeqinë

Kosova

E mërkurë, 14 nëntor 2018

Fillojnë punimet për kërkimin e ujit në Temeqinë

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 15:59
Foto

Në kuadër të investimeve për rregullimin e infrastrukturës në përgjithësi, e në veçanti të sigurimit të ujit për pije dhe ndërtimit të rrjeteve të ujësjellësve, në fshatin Temeqinë, kanë filluar shpimet, apo hapja e puseve të ujit, për të siguruar ujë për pije për banorët e këtij fshatin.

Punimet në hapjen e puseve, sot i ka parë nga afër edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i cili është takuar edhe me banorët e fshatit.

“Sigurimi i ujit për pije është jetik për banorët, prandaj ne jemi duke punuar në këtë drejtim, që krahas rregullimit të sistemeve të ujësjellësve për vendbanimet e Komunës së Malishevës, edhe për banorët e fshatit Temeqinë, të sigurohet uji për pije, me qëllim të rritjes së mirëqenies së banorëve dhe krijimit të kushteve më të mira për jetesë”, tha mes tjerash nënkryetari Berisha, gjatë inspektimit të punimeve në hapjen e puseve në Temeqinë.

Kërkimet për ujë për pije dhe ndërtimi i rrjeteve të reja të ujësjellësve, është angazhim i përbashkët i Komunës së Malishevës dhe Hidroregjionit jugor, ku ditë më parë, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe kryeshefi ekzekutiv i Hidroregjionit jugor, Besim Baraliu, kanë nënshkruar marrëveshje për kryerjen e këtyre shpimeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test